Vetëvendosjes i bashkohet juristi dhe publicisti, Getoar Mjeku

Në vazhdën e aderimeve në prag të zgjedhjeve në vend, juristi dhe publicisti, Getoar Mjeku është anëtarësuar në Lëvizjen Vetëvendosje.

Anëtarësimin e tij e ka bërë të ditur, lideri i VV-së, Albin Kurti, duke treguar punën dhe veprën e Mjekut.

Kurti ka shkruar në ‘Facebook’, së partia të cilën e udheheq tashmë ka fituar një profesionist të ri, një jurist të ditur dhe një patriot të devotshëm.

“Sot u mbushën 20 vjet prej se u kthye nga Franca refugjati 12 vjeçar. Getoar Mjeku sot u anëtarësua në VETËVENDOSJE!. Është jurist dhe publicist i cili i ka mbaruar studimet katërvjeçare, me lëvdata të larta, programi i nderit i Universitetit “Texas Lutheran”, 2010, për të vazhduar si Juris Doctor, me lëvdata, Universiteti “Southern Methodist”, Dallas, 2014. Ka mbaruar edhe programe arsimore në Ëashington D.C., Oxford të Anglisë dhe Kostarikë”, ka shkruar mes tjerash Kurti, të dielën.

Kurti ka bërë të ditur së Mjeku ishte gazetar i sportit dhe përkthyes i dy librave nga shqipja në anglisht, redaktor i botimeve të ndryshme, autor punimesh akademike nga e drejta ndërkombëtare e krahasimtare etj.