Vetëvendosje thërret në interpelancë Ministrin e Arsimit në lidhje me fillimin e vitit shkollor

Lëvizja Vetëvendosje ka kritikuar qeverinë për siç kanë thënë  dështimin për organizimin e viti të ri shkollor.

Vetëvendosje ka njoftuar se e kanë ftuar në interpelancë, Ministrin e Arsimit, Ramë Likaj.

Fitim Uka nga Lëvizja Vetëvendosje akuzoi qeverinë edhe për faktin që qeveria ka pasur në dispozicion disa muaj për tu bërë gati për vitin shkollor.

“Ju uroj fillimin e vitit të ri shkollor i cili është i pazakonshëm jo vetëm për shkak të pandemisë por edhe të pazotësisë së kësaj qeverisje që të nis mbarë vitin e ri shkollor.Edhe ju keni shtruar pyetjen se  si u bë që viti i ri nuk fillojë më 1 shtator përkundër faktit që kishte në dispozicion disa muaj për tu bërë gati.Kemi një varg pyetjesh që duam t’i adresojmë në interpelancë ne si VV E kemi ftuar ministrin e arsimit në interpelance që në kuvend dhe aty t’i shpalosim të gjitha dështimet për vitin e ri shkollor. Na njoftoi për shqyerjen vetëm disa dite para 1 shtatorit, kjo qasje joserioze është një nga mënyrat kryesore të komunikimit të kësaj qeverie,” tha Uka.

Sipas Ukës vula e parë e dështimit erdhi kur qeveria reduktoi buxhetin për arsim mbi 12 milionë euro dhe nuk u organiza  për të identifikuar potencialin e shkollave në Kosovë.

“Sinjali i parë që kjo qeverisje nuk e ka fare prioritet arsimin ka qenë shkurtimi i buxhetit për arsim për 12. 5 milionë euro të cilin e arsyetuan se gjithçka është në rregull  dhe nuk arritën ta fillojnë mësimin më 1 shtator.Edhe vetë vendimi i ministrit për fillimin e viti 2020/21 i vonshëm po ashtu lë shumë paqartësi mësimi për këto klasa.Pyetja e natyrshme që shtrohet eshte se ku kanë qenë deri sot që nuk ja dolën ti identifikojnë potencialet e shkollave  dhe si është e mundshme që edhe sot nuk  e kemi të qartë skenarin.Për kaq muaj kjo ministri nuk ka bërë analizë të shkollave dhe potencialeve që kanë, ata vetëm bënë disa vizita në shkolla në kryeqytet që veçse njihen për organizim të mësimit,” ka shtuar tutje Uka

Uka gjithashtu tha se  shumë shkolla nëpër Kosovë  nuk i plotësojnë kriteret e IKSHP-së dhe se duhet të merret mësim edhe nga vendet e huaja që të mos përsëriten gabime si ai i Izraelit që po e diskuton mbylljen e vendit për disa javë.