Vetëvendosje prezanton listën e deputetëve, prezent në tubim edhe avokati Tomë Gashi

Lëvizja Vetëvendosje përmes një tubimi në Prishtinë, ka prezantuar listën e kandidatëve për deputetë, për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit.

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, në këtë tubim ka thënë se kjo listë përbëhet nga njerëz me profesionalizëm të lartë, aktivistë shoqëror dhe me atdhedashuri të dëshmuar.

“Lista jonë përbëhet nga burra dhe gra me edukim cilësor, me atdhedashuri të dëshmuar, me profesionalizëm të lartë dhe aktivizëm shoqëror, juristë të shkëlqyer që e njohin Kushtetutën, ekonomistë të arritur që njohin mundësitë tona ekonomike dhe din se cilat politika na duhen, mjekë të dëshmuar të cilët e kuptojnë se mjekësia nuk është në kurriz të të sëmurëve”, ka thënë Kurti.

Në këtë tubim të Vetëvendosjes është parë edhe avokati Tomë Gashi, në shoqëri të Agim Bahtirit e Mytaher Haskukës.