Vetëvendosje për zgjedhjet në Mal të Zi: Keqardhje për mosunifikimin e shqiptarëve

Lëvizja Vetëvendosje përmes një komunikate ka shkruar në lidhje me zgjedhjet e 30 gushtit në Mal të Zi.

Vetëvendosje ka thënë se në mbledhjen e sotme të kryesisë së saj është trajtuar kjo çështje, që e kanë cilësuar të rëndësishme për Malin e Zi dhe rajonin, e jo vetëm për shqiptarët që jetojnë atje.

Për këtë aryse, Vetëvendosje ka bërë thirrje shqiptarëve që të kontribuojnë në rritjen e përfaqësuesve shqiptarë atje.

“Me këtë rast, Lëvizja VETËVENDOSJE! shpreh keqardhjen e saj për mosunifikimin e shqiptarëve në një listë zgjedhore. Duket që elementet problematike të ndarjes e përçarjes nga viti 2012 kur ne provuam të krijojmë një listë të përbashkët janë po aty edhe sot e kësaj dite. Tani jemi ku jemi, dhe kjo nuk do të thotë që këto zgjedhje nuk mund të prodhojnë një rezultat të favorshëm nëse pjesëmarrja e shqiptarëve është masive. Dy listat shqiptare nuk forcohen duke e dobësuar njëra-tjetrën, por duke i kthyer votuesit shqiptarë që votojnë partitë joshqiptare”, thuhet në komunikatë.

Tutje, thuhet se çështja themelore është ligji diskrimunes i zgjedhjeve në Mali të Zi dhe jo thjesht mungesa e unifikimit të shqiptarëve në një listë.

“Edhe sikur subjektet shqiptare të ishin të bashkuara në një listë të vetme, ligji ekzistues nuk u jep mundësi për më shumë se tre deputetë. Sidoqoftë, dalja masive e shqiptarëve në zgjedhje dhe dhënia e votës kandidatëve të tyre, do të shprehet në rezultat më të mirë për shqiptarët:, thuhet në fund të komunikatës.