Vetëvendosje për Gjykatën Kushtetuese: U bë avokat i politikës së vjetër

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar sot në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me dekretin e Presidentit Avdullah Hotin si kandidat për kryeministër.

Sipas sekretares së LVV-së Vlora Haxhimehmeti, gjykata ka hapur rrugën për regjim dhe ka bërë votën e qytetarit të parëndësishme.

Haxhimehmeti ka thënë se arritjet e mëdha gjatë qeverisjes së Kurtit po ju pengon atyre që  “po duan ta grabisin pushtetin”.

Sipas saj “ Gjykata Kushtetuese ka zgjedhur anën e gabuar të drejtësisë, duke i shkelur të drejtat bazë demokratike“.

Andaj Vetëvendosje ka marrë iniciativën për të nisur një peticion, nëpërmjet të cilit do të kërkojnë zgjedhje, të cilën ky subjekt do ta publikojë online.

Deputeti Liburn Aliu për vendimin e Gjykatës Kushtetuese tha se kjo gjykatë me datë 28 maj “ u bë avokate e politikës së vjetër, duke e ndryshuar Kushtetutën dhe rregullat e lojës”.

Ndërsa peticioni i LVV-së sipas Liburn Aliut është rezistenca e saj dhe pjesë e veprimeve legjitime të këtij subjekti, ndërsa në konferenca të tjera do të njoftojnë për aktivitet tjera që mund t’i zhvillojnë.

Më 28 maj Gjykata Kushtetuese e ka shpallur aktgjykimin rreth dekretit të presidentit të vendit Hashim Thaçi, përmes së cilit ky i fundit mandatoi për kryeministër Avdullah Hotin nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Sipas këtij aktgjykimi, Gjykata Kushtetuese ka vendosur në favor të presidentit Thaçi në të gjitha çështjet e ngritura nga Lëvizja Vetëvendosje.
Të njëjtën ditë, Vetëvendosje kishte organizuar “ provë për protestë “ .

Kurti përshëndet aktivistët e LVV-së që bënë “provën për protestë“ (FOTO)

 

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!