Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Vetëvendosje nuk e ‘pëlqen’ thirrjet e seancave nga opozita për shtrenjtimin e energjisë elektrike

Kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila ka thënë së kërkesa e opozitës për seancë lidhur me çështjen e energjisë elektrike është seancë për të bërë luftë politike e jo për të gjetur zgjidhje.

“Ajo çka po ndodh aktualisht nuk është kërkesa juaj për seancë për të gjetur zgjidhje, është kërkesa juaj për seancë për të bërë luftë politike”, ka thënë Kusari.

Kusari-Lila tha se seanca e jashtëzakonshme do të arsyetohej në rast se opozita do të ofronte zgjidhje apo alternativa për t’u përballur me krizën energjetike.

“Se opozita nuk e ka seriozisht diskutimin përmbajtjesor të kësaj çështje e kuptuam edhe të etjen, së pari për mocion procedural për të cilin duhet 2/3 e votave të deputeteve prezent, filluan diskutimin shefat e grupeve parlamentare të opozitës tinëz, diskutimi nuk bëhej në konsultë me partinë e pozitës por bëhej fshehurazi dhe idea ishte të prezantohej para opinionit publik kinse opozita është ajo që po brengoset me qytetarë”, tha Kusari-Lila.

Kuvendi sot po mbanë seancë të jashtëzakonshme me një pikë të rendit të ditës, debat parlamentar lidhur me shtrenjtimin e energjisë elektrike.