Vetëvendosje nis peticion për zgjedhje

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Lëvizja Vetëvendosje në një konferencë ka njoftuar se me peticion do të kërkojnë zgjedhje.

“Do të nisim peticion ku do të kërkojmë zgjedhje dhe se vetëm qeveria e dalë nga zgjedhjet ka legjitimitet për të qeverisur “ ka njoftuar Liburn Aliu i Vetëvendosjes.

Peticioni do të jetë online, dhe në zyrat e Vetëvendosjes në qendrat e saj nëpër Kosovë, që nga data 1 qershor.

Më 28 maj Gjykata Kushtetuese e ka shpallur aktgjykimin rreth dekretit të presidentit të vendit Hashim Thaçi, përmes së cilit ky i fundit mandatoi për kryeministër Avdullah Hotin nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Sipas këtij aktgjykimi, Gjykata Kushtetuese ka vendosur në favor të presidentit Thaçi në të gjitha çështjet e ngritura nga Lëvizja Vetëvendosje.

Të njëjtën ditë Vetëvendosje kishte organizuar “ provë për protestë “ .

Kurti përshëndet aktivistët e LVV-së që bënë “provën për protestë“ (FOTO)