
Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Vetëvendosje në Viti thotë se asamblistët e saj janë sulmuar dhe ofenduar
31.1.2023 - 23:57
Lëvizja Vetëvendosje në Viti ka thënë se asamblistët e kësaj partie janë sulmuar dhe ofenduar pas përfundimit të seancës së Kuvendit Komunal.
“Piunët e kryetarit Haliti sulmuan fizikisht dhe ofenduan rëndë inegritetin e asambleistëve vetëm për faktin se nuk mundën të ballafaqohen e as të dëgjojnë për zhytjen e tyre të thellë në keqpërdorime”- thuhet në reagimin e LVV-së.
LVV-ja ka bërë të ditur se për këtë rast ka njoftuar edhe Policinë e Kosovës.