Vetëvendosje në Ferizaj nuk respekton distancën sipas masave të Qeverisë Kurti

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje në Ferizaj, Valon Ramadani, sot ka mbajtur një takim me kandidatët për asamble komunale, kështu duke u grumbulluar 40 persona.

Brenda hapësirës ku mbahej takimi kishte distancë, por ishin 40 persona, dhe sipas masave të Qeverisë, lejohen grumbullimet në ambiente të mbyllura deri në tridhjetë (30) persona (punëtori, mbledhje, seminare, trajnime, ngjarje kulturore).

Edhe në momentin kur është realizuar një foto jashtë, anëtarët e kësaj partie nuk kanë respektuar distancën prej 1.5 metrash sic është e paraparë në masat e fundit të Qeverisë.

“Në takimin e përbashkët që mbajtëm me kandidatët e listës sonë për asamble, gjatë fjalimit tim u fokusova në çështjet më të rëndësishme të cilat e karakterizojnë komunën tonë dhe janë sfida për qytetarët tanë. Me qeverisje të drejtë e të ndershme, llogaridhënëse e transparente, do ta kthejmë dinjitetin udhëheqës edhe në nivelin lokal”, ka shkruar Ramadani në një postim në Facebook.

Dje, Qeveria e Kosovës, ka miratuar masat e reja kundër pandemisë COVID-19.

Sipas masave të miratuara dje, në ambiente të jashtme lejohen grumbullimet deri në 50 persona, por duhet të sigurohet distanca prej 1.5 metra në mes të personave.

Të gjitha masat e reja anti-COVID që sot hyjnë në fuqi

.