Vetëvendosje me aksion simbolik te objekti i Komunës së Pejës

Lëvizja Vetëvendosja ka zhvilluar një aksion simbolik para objektit të Komunës së Pejës pas dënimit të zyrtarëve komunal nga ana e Gjykatës së Pejës.

Aktivistët në Pejë kanë rrethuar me shirita objektin e Komunës, me mbishkrimin “zonë e kontaminuar nga korrupsioni”.

“Të gjithë jemi të vetëdijshëm rreth ngjarjeve qe kane ndodhur se fundmi ne komunën tonë, andaj ne sot nuk mund të qëndrojmë̈ të heshtur. Vendimi i gjykatës së Pejës ku shpalli fajtor shefin e kabinetit dhe zyrës se kryetarit të Komunës së Pejës, e po ashtu edhe disa zyrtareve të tjerë̈, tregon me se miri realitetin mbi qeverisjen skandaloze të kryetarit në ikje, Gazmend Muhaxherit”, thuhet në komunikatën e cila është e publikuar në rrjetin social “Facebook”.

Më tej, kanë se kërkojnë nga kryetari Gazmend Muhaxheri të barte përgjegjësi të plotë për këto ndodhi, dhe procese të tjera gjyqësore.

“Qytetaret e Pejës e kanë dhënë mesazhin e tyre në zgjedhjet e 14 shkurtit. Kryetari, i cili e cilësonte veten si të paprekshëm, dita-ditës po shpërfaqet. Qyteti i Pejës nuk është prone as e Gazmend Muhaxherit e poashtu e asnjë individi tjetër! Qytetaret e Pejës e meritojnë me të mirën, andaj kjo qeverisje do të marr fund ne zgjedhjet lokale të këtij viti, bashkë me kryetarin i cili është i zhytur në korrupsion, nepotizëm, privatizim të pronave publike dhe abuzim të parasë publike!”, vijon komunikata.

Më 1 mars 2021, Gjykata e Pejës e ka shpallur fajtor ish-shefin e kabinetit të kryetarit të Komunës së Pejës, Durim Sheremetin, për keqpërdorim detyre. Ai u dënua së   bashku me disa zyrtarë të tjerë të komunës që po akuzohen lidhur me një tender të shpallur nga Komuna e Pejës.

Fajtorë u shpallën edhe 3 zyrtarët komunalë Gëzim Lajqi, Ruzhdi Zhara, Gëzim Shala.

Dënohet ish-shefi i kabinetit të kryetarit të Pejës