Vetëvendosje më 12 qershor thërret tubim në sheshin 'Skënderbeu' Prishtinë

Ish-kryeministri i Kosovës dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka bërë të ditur se me 12 qershor do të mbajnë një tublik publik, duke mbajtur distancën, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Sipas Kurtit, ky organizim do të mbahet në kuadër të “Javës së Lëvizjes”.

“Në mbledhjen e sotme me Qendrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE! diskutuam për shumë çështje politike dhe organizative. Nga data 10 qershor 2020 e deri më 17 qershor 2020 mbahet ‘Java e Lëvizjes’, organizim yni ky tradicional i përvitshëm me aktivitete të shumta”, ka shkruar Kurti në Facebook.

“Në veçanti Qendrat tona shprehën gatishmërinë dhe interesimin që 21 vjetori i çlirimit të Kosovës dhe 15 vjetori i VETËVENDOSJE!-s, të premten e ardhshme të 12 qershorit 2020, të shënohet me një tubim publik, duke e mbajtur distancën, në Sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë”, thuhet në publikimin e tik.

Ndërkohë, sipas Kurtit, po vazhdon mbledhja e nënshkrimeve të peticionit “Duam Zgjedhje!” anembanë Kosovës.

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!