Vetëvendosje kërkon të shpallet e pavlefshme vota e Etem Arifit për Qeverinë Hoti - LIVE

Sot, në seancën dëgjimore që po mban Gjykata Kushtetuese për ankesën e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për votën e deputetit Etem Arifit.

Përfaqësuesi ligjor i Vetëvendosjes, Blerim Sallahu, ka kërkuar që vota e Arifit ndaj qeverisë së Avullah Hotit të shpallet e pavlefshme dhe zgjedhja e ekzekutivit kosovar të shpallet kundër kushtetuese.

“Grupi Parlamentar pretendon që qeveria nuk ka arritur që të votohet me shumicën e deputetëve, respektivisht nuk ka arritur t’i marrë 61 vota. Kjo për shkak se, Etem Arifi ishte dënuar me një vendim të prerë nga Gjykata e Apelit, me dënim prej një viti e tre muaj”, ka thënë Sallahu.

“Etem Arifi nuk është dashur të certifikohet si deputet sepse ishte i dënuar paraprakisht. Z. Etem Arifi ka gënjyer me qëllim, në formularin për certifikim të kandidatit, se kandidatura e tij është në përputhshmëri me ligjet”, deklaroi tutje ai.

Duke u bazuar në këto argumente, por edhe të tjera, përfaqësuesi ligjor i partisë së Albin Kurtit kërkoi edhe shpalljen e pavlefshme të votës së Etem Arfit.

“Ne si Grup Parlamentar, mendojmë që, z. Arifi, që nga fshehja e informatave e deri te votimi i qeverisë, është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, vota e Etem Arfit duhet të të shpallet e pavlefshme dhe vendimi i qeverisë kundërshkutetues”, ka thënë ai.

Etem Arfi ishte dënuar me një vit e tre muaj bugrim nga Gjykata e Apelit në vitin 2019.