Vetëvendosje kërkon që Presidentin e ri ta zgjedhë Kuvendi i ri

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se nuk do të hyjë në bisedime me partitë tjera politike rreth gjetjes së një emri për President të vendit pa u mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

Debati për zgjedhjen e Presidentit është ringjallur që nga dorëheqja e Hashim Thaçit pas shpalljes së aktakuzës ndaj tij nga Gjykata Speciale pvr krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Vjosa osmani, si kryetare e Kuvendit, ka marrë edhe funksionin e Ushtrueses së Detyrës së Presidentes, post të cilin duhet ta mbajë për jo më shumë se gjashtë muaj.

Nënkryetari i LVV-së, Besnik Bislimi sa i përket temës së presidentit tha se nuk ka risi deri në një legjislaturë të re.

Bislimi tha se subjektet politike po i shmangen zgjedhjeve për shkak të frikës së rezultateve që mund të vijnë nga to.

“Vetëm atëherë kur dihet përbërja e legjislaturës së re do të mund të flitet për presidentin. Nuk mund të ketë risi në këtë situatë. Secili subjekt, dikush më shumë e dikush më pak po tmerrohen  nga rezultatet që mund të dalin pas  zgjedhjeve. Nuk mund të ketë president të ri me qeverisje të vjetër ”, tha ai.

Komentet e Bislimit u bënë në një konferencë për media ku shpalosi një sondazh, sipas së cilit, kandidati i VV-së për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi, është në krye të garës.

Presidentit Hashim Thaçi i konfirmohet aktakuza nga Specialja