Qendra e Vetëvendosjes. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Vetëvendosje kërkon para nga qytetarët për fushatë

Lëvizja Vetëvendosje po kërkon ndihmë financiare nga qytetarët për fushatën zgjedhore. Siç informoi VV, iu duhet ndihma financiare për të arritur një fushatë të përkryer.

“Me rastin e zgjedhjeve të 14 shkurtit dhe fitores plebishitare të Lëvizjes VETËVENDOSJE, ne duhet të bëjmë një fushatë perfekte. Për ta arritur këtë, është e nevojshme ndihma juaj.”, u tha në ndër të tjerash në njoftimin e VV-së në ‘Facebook’.

Në bazë të raporteve të publikuara në dhjetor të vitit 2019, Vetëvendosje është rënditur e dyta, sa i përket shpenzimeve për fushatën zgjedhore të vitit 2019. Ky subjekt paralamentar ka shpnzuar 451,979,85 euro. Para VV-së, ka dalë LDK me më së shumti, gjithsej 730,146,87 euro. E treta për nga shpenzimet ka dalë koalicioni në mes AAK-së dhe PSD me 346,544,15 euro.

Ndërsa, PDK për fushatë zgjedhore të vitit 2019 ka shpenzuar 316,346,32 euro, ndërkaq, koalicioni Nisma-AKR-PD ka shpenzuar 115,863,80 euro.