Ilustrim - Heqja e reciprocitetit ndaj Serbisë

Vetëvendosje kërkon interpelancë për heqjen e reciprocitetit

Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar kërkesë në Kuvendin e Kosovës për interpelancë mbi vendimin e Qeverisë së Kosovës për të hequr masat e reciprocitetit ndaj Serbisë.

Vetëvendosje beson se me heqjen dorë të reciprocitetit është hequr dorë nga subjektiviteti shtetëror.

“Heqja e masave të reciprocitetit, është heqje dorë nga subjektiviteti shtetëror, kurse lejimi nga Qeveria e paligjshme dhe jolegjitime i emërtimeve jo kushtetuese në kohën përkundër se kishte filluar të respektohej emërtimi kushtetues Republika e Kosovës, është zmbrapsje e dëmshme politike dhe tregtare për shtetin e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Qeveria Hoti, në ditën e tretë të punës së saj kishte marrë vendim që të heq masat e reciprocitetit që ishin vënë nga ish qeveria Kurit.

Qeveria Hoti heq reciprocitetin me Serbinë

.