Lëvizja Vetëvendosje

Vetëvendosje: Inspektori i arrestuar në Prishtinë nuk është në LVV

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar në lidhje me lajmet e publikuara sot gjatë ditës se inspektori i Prishtinës i arrestuar mbrëmë duke marrë ryshfet është pjesë e kësaj partie.

Dega e LVV-së në Prishtinë e ka demantuar lajmin duke thënë se personi në fjalë është larguar nga LVV, në kohën kur është larguar.

Inspektori në fjalë ishte arrestuar mbrëmë në flagrancë duke marrë 12 mijë euro nga një ndërtues në Prishtinë, i cili ndonëse ishte i pajisur me leje ndërtimore, inspektori i kishte ndalë punimet duke i kërkuar 12 mijë euro, në mënyrë që t’i jepet leja për të vazhduar punën.

Lexoni reagimit e plotë të Lëvizjes Vetëvendosje:

DEMANTIM NDAJ LAJMIT TË RREJSHËM

Inspektori i Komunës së Prishtinës i arrestuar sot për ryshfet nuk është pjesë e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Ai është larguar nga Lëvizjes VETËVENDOSJE në kohën kur dolën ata që pastaj ju bashkuan subjektit PSD, pra ky person ka një kohë të gjatë që nuk është anëtar i Lëvizjes.

Çfarë ka ndodhur sot është dëshmi e asaj që e kemi theksuar në Konferenca për media tash e tre vite me radhë, në Komunën e Prishtinës po mundësohen ndërtimet e egra përmes korrupsionit.

Ftojmë autoritetet përkatëse të japin dënimin e merituar dhe të hulumtojnë të gjitha rastet e ngjajshme në Komunë.

Lëvizja VETËVENDOSJE! – Qendra e Prishtinës

Komuna e Prishtinës jep detaje për arrestimin e inspektorit të ndërtimit