Deputetët e Kuvendit të Kosovës | Foto: KALLXO.com

 Vetëvendosje ia merr karriget PDK-së

Deputetët e zgjedhur të Lëvizjes Vetëvendosje janë ulur në ulëset e tyre të reja.

Lëvizja Vetëvendosje si parti fituese, sipas rregullores së Kuvendit i takon të ulet në qendër të sallës plenare.

Që nga viti 2007 në këtë karrige kanë qenë të ulur deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës.

Deputetët e PDK-së, tani janë pozicionuar në ulëset ku mandatin e kaluar ishin deputetët e LDK-së.

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës është dashtë të filloj në orën 15:00, por ende janë në pritje të ardhjes së të gjithë deputetëve.

LVV dhe LDK janë duke marrë pjesë në këtë seancë pa pasur ndonjë marrëveshje paraprake.

Deputetët e zgjedhur të LVV Foto: KALLXO.com