Dega e LDK-se ne Suhareke

Vetëvendosje fillon ‘fushatën’ pas rrëzimit të Qeverisë Hoti nga Gjykata Kushtetuese

Ish- zëvendëskryeministri në qeverinë Kurti, Haki Abazi ka reaguar pas lajmeve se Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se vota e deputetit, Hetem Arifi e cila ishte vendimtare për qeverinë Hoti ka qenë e pavlefshme.

Përmes një postimi në facebook, Abazi ka thënë se drejtësinë dhe demokracinë e bënë ligji dhe rendi kushtetues.

“Drejtësinë dhe Demokracinë nuk e bëjnë lojërat e pazaret politike pas shpine dhe as lajmet e pavërteta e as propaganda e paguar, por e bën ligji dhe rendi kushtetues! Edhe Serbia ka tentuar me tankse e ushtri të mbajë të shtypur vullnetin Shqiptar dhe e ka pasë të pamundur”, ka shkruar Abazi.

Edhe nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci ka reaguar pas këtyre raportimeve duke shkruar në facebook “51% aktualisht, paramendo pas 40 dite.”

Ish-ministri Xhelal Sveçla si dhe aktivistë të shumtë janë përkujdesur të shpërndajnë një fotografi në të cilën shihet kryetari i kësaj partie Albin Kurti me mbishkrimin ‘Albin Kurti kryeministër i Republikës së Kosovës’.

Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim rreth ankesës së Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjen e Qeverisë së drejtuar nga Avdullah Hoti.

Kushtetuesja ka anuluar vendimin për zgjedhjen e Qeverisë Hoti.

Po ashtu, Gjykata Kushtetuese ka urdhëruar mbajtjen e zgjedhjeve të reja brenda 40 ditësh.

Kushtetuesja shkarkon Qeverinë Hoti, shpall zgjedhjet e reja