Vetëvendosje e thërret në interpelancë Hotin për Asociacionin e Komunave Serbe

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se ka nisur procedurat për të thirrë në interpelancë kryeministrin Avdullah Hoti në lidhje me deklaratën e këtij të fundit se marrëveshja për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe do të zbatohet.

Vetëvendosje pretendon se qëndrimi i kryeministrit Hoti është në shpërputhje me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese që kishte nxjerrë se në të paktën 23 pika, marrëveshja e 2015 është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

“Zajednica është projekt i vdekur, i shpallur antikushtetues nga Gjykata Kushtetuese pas kundërshtimit qytetarë dhe opozitarë. Avdullah Hoti nuk mund t’i imponojë Kosovës dhe popullit të saj një projekt kundërkushtetues dhe që rrënon mundësinë për një shtet unitar dhe funksional”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Deputetët, Alban Hyseni, Artan Abashi dhe Dimal Basha e kanë ftuar kryeministrin Hoti në interpelancë në Komisionin për Legjislacion.

Kërkesa e LVV-së për interpelancë për kryeministrin Avdullah Hoti