Vetëvendosje e propozon Albin Kurtin për mandatar të Qeverisë

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar për mandatar të qeverisë së re Albin Kurtin.

Përmes një letre, sekretarja e përgjithshme e VV-së iu ka drejtuar Presidentit Thaçi në të cilën e propozon Kurtin për mandatar për formimin e qeverisë.

Nga sot, edhe zyrtarisht ka nisur afati prej 15 ditësh për krijimin e ekzekutivit të ri sipas Kushtetutës së Kosovës.