Zgjedhjet 2025. Foto: Denis Sllovinja/KALLXO.com

Vetëvendosje e para në Podujevë - sipas rezultateve preliminare 

Rezultatet preliminare të KQZ-së radhisin Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) të parën parti në Komunën e Podujevës, me 49.92% të votave, apo me 18 mijë e një vota.

Pas LVV-së në Podujevë partia e dytë është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), me 29.42% të votave, apo me 106 mijë e nëntë vota gjithsej. 

E treta në Podujevë është Partia Demokratike e Kosovës (PDK), me 14.56% të votave, apo me 5 mijë e 252 vota. 

Koalicioni për Familjen është radhitur i katërti në këtë Komunë, me 3.11% të votave, apo 1 mijë e 122 vota.

Ndërkaq, e fundit nga këto parti qëndron Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), me 1.80% të votave, apo me 648 vota. 

Këto të dhëna nga KQZ janë procesuar për herë të fundit në orën 13:09, më 10.02.2025, në 94 vendvotime nga 110 sa ishin  gjithsej.

Në përgjithësi rezultatet në krejt Kosovën deri më tani e vendosin LVV-në me numrin më të madh të votave, me 311 mijë e 782 vota, apo 41.05%. E dyta është PDK-ja, me 169 mijë e 091 vota, apo 22.26%. E treta LDK-ja, me 133 mijë e 644 vota, apo 17.60% e votave. E pesta AAK-Nisma, me 57 mijë e 509 vota. E gjashta Lista Serbe, me 30 mijë 273 vota. I shtati Koalicioni për Familje, me 17 mijë e 494, apo 2.30%.

Sipas KQZ-së rezultatet preliminare nuk përfshijnë: votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe votat jashtë Kosovës.

Zgjedhjet e vitit 2025 për Kuvend të Kosovës janë Zgjedhjet e gjashta me radhë që u mbajtën që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, më 17.02.2008.