Foto: Lëvizja Vetëvendosje

Vetëvendosje e para në Mitrovicën e Bedri Hamzës, ky është dallimi në vota mes PDK-së e LVV-së

Në Mitrovicën e qeverisur nga PDK, në bazë të rezultateve preliminare të KQZ-së, partia e parë që prin me numrin e votuesve është Lëvizja Vetëvendosje, me 56.25% të votave, apo me 17 mijë e 312 vota.

Këto të dhëna janë marrë nga KQZ, sipas përditësimit të numërimit të 92.38% të votave.

Ndërkaq, PDK, kandidati për Kryeministër Bedri Hamza i cili udhëheq në këtë Komunë, ka dalë partia e dytë, me 30.77% të votave, apo me 9 mijë e 470 vota.

LDK ka dalë e treta në Mitrovicë, me 6.35%, apo 1 mijë 953 vota.

Koalicioni për Familjen radhitet partia e katërt në këtë Komunë, me 3.41% të votave, apo me 1 mijë e 48 vota gjithsej.

Këto të dhëna nga KQZ janë procesuar për herë të fundit në orën 12:11, më 10.02.2025, në 97 vendvotime nga 105 sa janë gjithsej.

Në nivel vendi partia e parë që prin është LVV, me 40.96%.

Sipas KQZ-së, rezultatet preliminare nuk përfshijnë: votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe votat jashtë Kosovës.

Zgjedhjet e vitit 2025 për Kuvend të Kosovës janë Zgjedhjet e gjashta me radhë që u mbajtën që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, më 17.02.2008.