Albin Kurti - Isa Mustafa

Vetëvendosje dhe LDK sot pritet ta formalizojnë marrëveshjen për bashkëqeverisje

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës sot pritet ta nënshkruajnë marrëveshjen për bashkëqeverisje.

Dy partitë, të cilat dolën të parat në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit 2019, janë dakorduar dje për të formuar koalicionin qeverisës.

Kabineti i të mandatuarit për kryeministër, Albin Kurti, pritet të votohet nesër në Kuvendin e Kosovës.

Bisedimet për koalicionin LVV-LDK kishin ngecur pas zgjedhjes së Glauk Konjufcës në postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Mirëpo, Lëvizja Vetëvendosje duket se ka lëshuar pe, dhe Konjufca me gjasë do të japë dorëheqje, për t’ia liruar vendin një zyrtari të LDK-së, e ai të pozicionohet në ndonjë post të lartë qeveritar.

Konjufca dorëhiqet, LVV ia jep LDK-së pozitën e kryetarit, pozita e presidentit ‘jashtë lojës’

Lidhur me marrëveshjen për bashkëqeverisje sot do të mblidhen organet më të larta të dy partive.