Vetëvendosje deklarohet pas takimit Kurti-Mustafa

Lëvizja Vetëvendosje është deklaruar në lidhje me takimin e liderit të saj, Albin Kurti dhe liderit të LDK-së, Isa Mustafa, që përfundoi para pak çasteve.

Vetëvendosje përmes Facebook-ut njoftoi se në këtë takim pati përafrim.

“Në kuadër të rifillimit të bisedimeve, në takimin e sotëm ndërmjet Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, pati përafrim. Takimi i radhës drejt marrëveshjes për koalicionin qeverisës LVV-LDK është nesër”, thuhet në postimin e Vetëvendosjes.

Takimi Kurti-Mustafa filloi sot rreth orës 15:00, kurse pas më shumë se tre orëve bisedime, në fund u tha se nuk ka marrëveshje.

Asnjëri nga liderët nuk u prononcua para gazetarëve, ndërsa zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa tha se nesër do të jetë takimi i radhës.

VV ia jep Thaçit emrin për Kryeministër ‘ditëve në vijim’ (VIDEO)