Vetëvendosje bën publik peticionin me të cilin kërkojnë zgjedhje

Lëvizja Vetëvendosje pa publikuar linkun e peticionit, nëpërmjet të cilit kërkojnë zgjedhje.

Ky peticion i Vetëvendosjes vjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që me 28 maj ka vendosur në favor të presidentit Thaçi në të gjitha çështjet e ngritura nga Lëvizja Vetëvendosje.

Peticioni do të jetë online, ndërsa Vetëvendose në një konferencë ka njoftuar se ky peticioni do të jetë edhe nëpër zyrat e këtij subjekti.

Peticioni përfundon në fund të muajit qershor.

“ Duam zgjedhje “ është kërkesa e këtij peticioni, si dhe në këtë peticion kërkohet të dhëna si emri e mbiemri, nënshkrimi dhe numri personal.

“Kosova ka nevojë të menjëhershme për zgjedhje, që të zgjidhet kriza politike dhe të përcaktohet rruga që do të marrë vendi: drejt ndryshimit dhe çlirimit prej korrupsionit, apo drejt rikthimit të të korruptuarve. Me këtë peticion ne, qytetarët e Kosovës, duke vendosur nënshkrimin dhe numrin e letërnjoftimit, bëjmë të ditur se duam zgjedhje, e se vetëm qeveria e dalë nga zgjedhjet ka legjitimitet për të qeverisur “ thuhet në këtë peticion.