Protesta e nxënësve të gjimnazit Ahmet Gashi. Foto: Egzon Azemi/Facebook ARKIV

Vetëvendosja i përgjigjet akuzave të PSD se qëndrojnë prapa protestës së gjimnazit ‘Ahmet Gashi’

Asamblisti i Vetëvendosjes, Egzon Azemi, i është përgjigjur akuzave të kolegut të tij nga PSD-ja, Adrian Berisha, i cili tha se Vetëvendosja qëndron prapa protestës dhe se po manipulon me nxënësit e gjimnazit ‘Ahmet Gashi’ në Prishtinë.

Në një përgjigje për KALLXO.com, Azemi ka thënë se të gjithë asambleistet mbrëmë kanë marrë ftesë që ta përkrahin protestën.

“Në foton e publikuar nga Ardian Berisha ku shihem unë, është gjithashtu edhe një moniturues i Kuvendit që vjen nga OSCE, a i bjen kjo se edhe kjo organizatë e ka manipulu protestën? Sigurisht se jo. E kuptoj mllefin e tyre sepse sot u tërhoqën nga vendimi që aty mos të ndërtohet nje shkollë përsëri. Pra, falë organizimit të gjimnazistëve, profesorëve dhe prindërve, ky proces u ndal”, ka thënë Azemi.

Ai ka thënë se si anëtar i Kuvendit Komunal, e ka për obligim që të merret me pakënaqësitë e qytetarëve dhe t’i adresojë ato.

Azemi gjithashtu ka thënë se akuzat që drejtori i shkollës është anëtar i Vetëvendosjes nuk qëndron, pasi ai në gara ka qenë në listën të cilën i printe kryetari Shpend Ahmeti.

Ndërsa asamblisti i PSD-së në komunën e Prishtinës, Adrian Berisha, përmes një konference për media që e mbajti komuna e Prishtinës, akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje se është prapa protestës dhe se po manipulon me nxënësit, duke thënë se ka fakte për këtë akuzë dhe shumë shpejtë do t’i publikoi.

Protestë kundër rrënimit të objektit të gjimnazit “Ahmet Gashi” në Prishtinë

Ndërsa nxënësit e gjimnazit kanë paralajmëruar vazhdimin e protestës për ditën e nesërme, pasi sipas tyre, komuna nuk iu garantoi se objekti i shkollës së tyre do të rindërtohet.

Nuk binden me arsyetimet e komunës, gjimnazistët nesër vazhdojnë protestën

.