Burgu i Dubravës (Ilustrim)

Vetëvaret një person në Qendrën Korrektuese në Dubravë

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 22:41 në Qendrën Korrektuese Dubravë, i burgosuri me inicialet V. H i lindur në vitin 1991, është gjetur i vdekur si pasojë e vetëvarjes.

“Me të kuptuar për rastin, i menjëhershëm ka qenë intervenimi i stafit korrektues dhe atij mjekësor të qendrës, por përkundër përpjekjeve për reanimim nuk kanë arritur të kthejnë në jetë dhe si pasojë i njëjti ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.

Sipas Raportit Mjekësor të Stacionarit, i burgosuri V.H në vazhdimësi ka pasur probleme shëndetësore të natyrës mendore për çka është trajtuar në vazhdimësi nga mjeku i burgut, psikiatri, psikologu, si dhe nga specialistët e Klinikës Psikiatrike dhe asaj Forenzike.

Shërbimi Korrektues njofton se Personi në fjalë ishte i dënuar për veprën penale lëndim i rëndë trupor dhe vjedhje e rëndë.

Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori, ndërsa SHKK ka themeluar Komisioni Hetimor Administrativ.

“Stafi mjekësor i Stacionarit të Burgut të Dubravës ka përgatitur dokumentacionin e nevojshëm lidhur me rastin. Autopsia do të verifikojë shkakun e vdekjes”, përfundon njoftimi.