Vetes ia rriti pagën 100%, Haradinaj punëtorëve u premton rritje vetëm 10%

Ramush Haradinaj, katër muaj pasi ishte bërë kryeministër, kishte vendosur që t’ia dyfishojë vetës pagën. Paga e tij ishte rritur për 104.5%. Nga 1 mijë e 443 euro sa e kishte, rroga e kryeministrit ishte bërë 2 mijë e 950 euro me vendim të qeverisë.

Kryeministri e kishte arsyetuar rritjen e pagës edhe me nevojën që ka si kryeministër për të blerë kravata.

Më tu shpërndarë Kuvendi, Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka nisur ‘fushatën’ duke i premtuar rritje të pagave punëtorëve.

Krahasuar me rritjen që ia ka bërë pagës së tij, Haradinaj ka qenë më ‘tamahqar’ me punëtorët, duke i premtuar rritje prej vetëm 10 %.

Ai ka premtuar se pagat e punëtorëve do të rriten minimumi 10% për çdo vit.