Veternik, qytetarit i konfiskohet pistoleta me 9 fishekë

Një qytetari Policia e Kosovës i ka konfiskuar një pistoletë me 9 fishekë. Rasti ka ndodhur në lagjen “Veternik” në Prishtinë, dje rreth orës 11:28.

Policia e Kosovës njofton se i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor.

Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.