
Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Veteranët protestë mbështetëse për ish-krerët e UÇK-së (VIDEO)
12.6.2021 - 11:49
Në sheshin ”Skënderbeu”, pak më parë ka filluar protesta e veteranëve të OVL UÇK-së, të cilët i kanë vendosur portretet e secilit prej ish luftëtarëve të UÇK-së të cilët po gjykohen në Hagë. Shumë qytetarë të cilët në duar mbajnë flamuj të UÇK-së, po plotësojnë këto portrete, me fjalinë “Me ty Çlirimtar”. Ndryshe, në përvjetorin e çlirimit, OVL-UÇK po mban një aktivitet protestues për shkak që siç thonë ata, të fyerjeve që po bëhen ndaj UÇK-së dhe në përkrahje të çlirimtarëve që gjenden padrejtësisht në dhomat e specializuara në Hagë.