Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Vetëplagoset një person në Prizren

Një person është vetëplagosur me armë të zjarrit.

Rasti ka ndodhur në fshatin Atmaxhë të Prizrenit, dje rreth orës 16:30.

Sipas Policisë së Kosovës viktima është duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, pas vetëplagosjes nga pakujdesia.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me tre fishekë dhe një gëzhojë, bën të ditur PK-ja.