QKUK Emergjenca

Vetëplagoset një person në Komoran

Një person është vetëplagosur gjatë ditë së djeshme në fshatin Komoran të Drenasit.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 10:30, kur është raportuar se viktima për shkaqe të panjohura është lënduar me armë zjarri.

Viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, për tretman mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, dhe po merren me hetimin e rastit.