Vetëm zëri i Nexhmije Pagarushës dëgjohet nesër nëpër lokalet e Prishtinës

Sot, në moshën 86 vjecare vdiq ikona e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha.

Ndërsa, të dielën ajo do të varroset në fshatin e saj të lindjes në Pagarushë të Malishevës.

Por, nesër, në të gjitha lokalet e kryeqyteti do të lëshohet muzika e Nexhmije Pagarushës.

Kështu ka njoftuar Petrit Kllokoqi nga Shoqata e Gastronomeve të Prishtinës.

“Shoqata e Gastronomve të Prishtinës, në kordinim me Ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit znj.Vlora Dumoshi, janë dakorduar që të vendosin një vepër simbolike për ndër të vdekjës së ikonës shqiptare. Përherë, do të jehojë zëri i saj në kujtimët e bukura që la tek ne”, thuhet në njoftimin e tij.

“Diva origjinale e trevave tona nesër do dëgjohet, në sinkron, në të gjitha lokalet e Prishtinës, në të njejtën kohë, për të prodhuar një kontrast që bashkëvepron. Zëri i saj do shkrijë mërzinë tonë dhe në anën tjetër do ta ngrijë kujtimin për të në mendjet tona”, thuhet tutje në njoftim.

Ky është njoftimi i plotë:

NJOFTIM:

Shoqata e Gastronomve të Prishtinës, në kordinim me Ministrën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit znj.Vlora Dumoshi, janë dakorduar që të vendosin një vepër simbolike për ndër të vdekjës së ikonës shqiptare.
Përherë, do të jehojë zëri i saj në kujtimët e bukura që la tek ne.

Shprehim konsideratë të veçantë për Ministrën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit znj Dumoshi, për iniciativën e qëlluar.

Artistët jetojnë për të krijuar dhe madhështia e veprave të tyre matet përmes rrezes që përqon arti që ata i dedikojnë jetën. Prandaj amshimi i artistëve nuk është vdekje, meqë krijimtaria ua siguron përjetësinë tokësor që mundësohet nga kultivimi i përhershëm i artit të tyre.

Nexhmie Pagarusha është një krijuese e kësaj përmase dhe konsumimi i vazhdueshëm i artit të saj do ia sigurojë përjetësinë.

Diva origjinale e trevave tona nesër do dëgjohet, në sinkron, në të gjitha lokalet e Prishtinës, në të njejtën kohë, për të prodhuar një kontrast që bashkëvepron. Zëri i saj do shkrijë mërzinë tonë dhe në anën tjetër do ta ngrijë kujtimin për të në mendjet tona.

Me rrespekt,
Petrit Kllokoqi – Kryetar i Gastronomëve të Prishtinës.

LAVDI!