COVID-19 Ilustrimi- Naser Fejza

Vetëm tri raste pozitive me COVID-19 në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë vdekje si pasojë e COVID-19.

Gjithashtu, IKShPK ka konfirmuar vetëm 3 qytetarë pozitivë me COVID-19 nga 321 testime.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 36 doza të vaksinës kundër COVID-19, kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.826.287 doza të vaksinës.

Deri më sot 822.059 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë ndërsa deri më sot janë dhënë 101.649 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Në total numri i rasteve aktive është 394.