Vetëm të mërkurën, 273 patentë shoferë ilegalë serbë u konvertuan në RKS

273 patentë shoferë u konvertuan nga ata ilegalë të Serbisë në patentë shoferë të Kosovës vetëm gjatë ditës së mërkurë, më 07.08.2024.

Pjesa më e madhe e konvertimeve vijnë nga komunat veriore të vendit.

Zëvendësdrejtori i Policisë i Drejtorisë Rajonale Mitrovicë Veri, Veton Elshani, tregon se nga konvertimet e sotme, 106 janë nga Leposaviqi, 51 nga Mitrovica e Veriut, 48 nga Zveçani dhe 33 nga Zubin Potoku.

Pjesa tjetër e patentë shoferëve të konvertuar janë nga disa komuna të tjera.

Deri më tani, janë konvertuar 5 mijë e 588 patentë shoferë.

Dita e fundit për të aplikuar për konvertimin e patentë shoferëve është 09.08.2024.

Aplikimi për konvertimin e patentë shoferëve ka filluar më 09.05.2024.