Klinika Infektive QKUK - FOTO KALLXO - Mars 2020

Vetëm sot Klinika Infektive ndaloi tetë persona për mbikëqyrje

Numri i të prekurve me coronavirus ka arritur në 20. Në anën tjetër ende nuk ka pasur ndonjë konfirmim më ndonjë rast të ri për ndonjë të infektuar me virusin corona.

KALLXO.com ka kontaktuar me Ingektologun, Salih Ahmeti i cili ka thënë shkurt se tetë persona janë ndaluar për mbikëqyrje vetëm gjatë ditës së sotme.

“Dita e sotme ka qenë kryesisht qetë, nga rastete që kanë ardhur vetëm sot 8 nga ta i kemi ndaluar për observim”, ka thënë Ahmeti për KALLXO.com.

KALLXO.com vazhdimisht po raporton në lidhje me rastet e prekjeve të personave me virusin corona.

Me anë të një vendimi të Qeverisë së Kosovës, Qendra e Studentëve është bërë karantinë për personat të cilët po vijnë nga vendet e jashtme në Kosovë.

Ata që janë duke ardhur nga vendet e jashtme do të izolohen për 14 ditë brenda hapësirave të Qendrës së Studentëve.

Kjo qendër ka kapacitet të mbajë deri në 4 mijë persona.

Policia tregon se pse po qëndron në objektet në ‘Qendrën e Studentëve’