Ilustrim

Vetëm sot, afër 10 mijë bashkatdhetar aterojnë në Prishtinë

Mbi 35 fluturime dhe mbi 9 mijë bashkatdhetar në 24 orët e fundit kanë ateruar në Aeroportin Ndërkombëtarë të Prishtinës.

Kështu njoftoi ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi.

Ai tha se gjendja me masat anti-COVID është nën kontroll ndërsa njoftoi se ka kërkuar që të shtohen edhe më mirë të menaxhohen turmat Brenda terminalit në Aeroport.

Ky është njoftimi i plotë I Abrashit:

Vetëm përmes Aeroportit të Prishtinës sot arritën mbi 9 mijë bashkë-atdhetar, dhe u realizuan mbi 35 fluturime komerciale.

Ardhja e bashkë-atdhetarëve për fundvit është lajm i mirë si për ekonominë ashtu edhe për familjet Kosovare që bashkohen në këto ditë festash.

Situata në Aeroport raportohet të jetë nën kontroll sa i përket zbatimit të masave anticovid brenda terminalit, megjithatë kam kërkuar nga Autoritetet që të rrisin përpjekjet që turrma e personave që presin udhëtarët jashtë terminalit të menaxhohet më mirë. Suksese