Coronavirus

Vetëm një rast pozitiv me COVID-19 në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 104 testime, vetëm një rast ka rezultuar pozitiv me COVID-19 në 24 orët e fundit.

Sipas njoftimit, 2 persona janë shëruar nga coronavirusi.

Ndërkaq, 48 raste të COVID-19 janë aktive në Kosovë.

Po ashtu, asnjë person nuk është vaksinuar brenda 24 orëve.

1.781 është shifra e personave gjithsej që janë vaksinuar deri më tani me dozën e katërt kundër kësaj sëmundje.