COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

Vetëm një rast pozitiv me COVID-19 brenda 24 orëve

Ministria e Shëndetësisë, ka njoftuar se në 24 orët e fundit është regjistruar vetëm një rast pozitiv me COVID-19, nga 32 testimet që janë bërë.

Sipas njoftimit, brenda 24 orëve, janë shëruar 7 persona, janë regjistruar 41 raste aktive. Nuk ka pasur asnjë të vdekur gjatë kësaj kohe.

Gjithashtu, ministria ka njoftuar se numri total i dozave të administruara të vaksinave është 1 milion e 836 mijë e 79.

Ndërsa, nuk ka pasur asnjë të vaksinuar brenda 24 orëve.