Vetëm edhe dy raste aktive në Kamenicë

 

Kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka ndarë dy lajme të mira për këtë komunë.

Kastrati bëri të ditur se nga 10 mostrat e marra nga kontaktet e personit të fundit me koronavirus në Roganë, të gjithë kanë rezultuar negativ.

Po ashtu, Kastrati njoftoi se edhe dy persona janë shëruar në këtë komunë dhe bëri të ditur se në këtë komunë janë edhe dy raste aktive me COVID-19.

“Bilanci me COVID-19: 41 raste të identifikuara, 39 të shëruar plotësisht dhe 2 raste aktive”, ka shkruar Kastrati në Facebook./21Media