Vetëm dy shqiptarë nga rajoni në mesin e folësve në forumin prestigjioz austriak, ‘Alpbach’

Forumi Evropian ‘Alpbach’ (EFA) është duke u mbajtur në Austri që nga data 24 gusht dhe pritët të përfundoj më tre shtator.

Në këtë forum i cili organizohet që nga viti 1945 në fshatin Alpbach në Austri  duke bashkuar liderë, qeveritar, akademik e shoqëri civile me qëllim diskutimi të sfidave të kontinetetit evropian ka përzgjedhur si folës edhe dy shqiptarë, Haki Abazi deputet i Kuvendit të Kosovës dhe kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë si dhe zëvendëskryeministri malazez, me origjinë shqiptare, Dritan Abazoviç.

Në mesin e folëseve janë edhe persona si, kryeministri i Maqedonisë, drejtori ekzekutiv i bankës, ‘Unicredit Banks’ të Austrisë, Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Ministri i Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite e shumë emra të tjerë me ndikim në botë.

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Haki Abazi do të jete pjesë e paneleve të diksutimeve në lidhje me ndryshimet klimatike dhe mjedisin, qeverisjen dhe teknologjinë informative dhe përfaqësimin e Kosovës në mesin e liderëve Evropian.

Në këtë forum pritet të diskutohen tema të ndryshme me ndikim në kontinentin evropian