Vetëm 57 psikologë në mbi 1,000 shkollat e Kosovës
Kosova llogaritet t’i ketë 1 mijë e 58 institucione arsimore publike. Por, sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit janë vetëm 57 psikologë të punësuar në tërë shkollat e Kosovës.
“Aktualisht i kemi 50 pedagogë dhe 57 psikologë të punësuar në shkollat e Republikës së Kosovës”, thuhet në një përgjigje të Ministrisë dhënë për KALLXO.com.
Të dhënat flasin se në disa komuna një psikolog mbulon disa shkolla.
Sot, duke kundërshtuar rastin e fundit të dyshimtë mbi një ngacmim seksual në njërën prej shkollave në Prishtinë, grupi joformal “Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist” mbajti një protestë para objektit të Ministrisë së Arsimit, ku edhe kërkoi punësim të psikologëve në çdo shkollë.
Protestë para MASHTI-it kundër dhunës dhe pasigurisë së vajzave në shkolla
www.kallxo.com