Prishtina

Vetëm 5 raste aktive me COVID-19 në komunën e Prishtinës

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se në këtë komunë janë vetëm edhe 5 raste aktive me COVID-19.

Ahmeti gjithashtu ka treguar se gjatë ditës së sotme janë shëruar edhe 9 pacientë.

“Edhe sot asnjë rast në Prishtinë, e 9 të shëruara. Pra, prej sot kemi vetëm pesë raste aktive në Prishtinë. Por sot lajm edhe më i mirë është që kemi vetëm një rast shtesë në krejt Kosovën nga 194 testime”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Kurse në Kosovë në total numri i të shëruarve ka arritur në 561, ku vetëm sot janë shëruar 28 persona. Ndërsa raste aktive janë 273.

Dalin rezultatet e 194 testeve të sotme për COVID-19