Ilustrim

Vetëm 2 për qind e shtëpive në Kosovë nuk kanë qasje në internet

Kosova konsiderohet vendi që ka qasjen më të lartë në internet, në rajon.

Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se në vitin 2022 vetëm 1.8 për qind e familjeve kosovare nuk kanë qasje në internet, ose 97.9 për qind e tyre kanë qasje në internet nga shtëpitë e tyre.

Të dhënat tregojnë se qasja në internet u rritë nga viti në vit, prej 2017-tës.

Sipas ASK-së, në vitin 2021 96.1 për qind e familjeve patën qasje në internet nga shtëpitë. Ndërsa, në vitin 2020, 96.4 për qind.

Në dy vite, në 2018 dhe 2019, qasja në internet sipas ASK-së ka qenë 93.2 për qind.

Grafika: ASK