Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Vetëm 17 doza të vaksinave janë dhënë në 24 orët e fundit në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë vetëm 17 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Sipas Institutit, prej fillimit të vaksinimit në gjithë Kosovën janë dhënë 1.825.396 doza të vaksinës.

Po ashtu, deri më sot 821.764 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Kurse, janë dhënë 101.202 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 8 raste positive me COVID-19.