Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Vetëm 12 qytetarë u vaksinuan kundër COVID-19 për 24 orë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë vetëm 12 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Ndërkaq sipas IKShPK-së, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.821.690 doza të vaksinës.

Deri më sot 821.084 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

100.583 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19 janë dhënë deri sot.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, njoftoi se nga 708 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 24 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.085.

Në total numri i rasteve aktive është 534.