Vetëm 10 nga 19 analiza janë duke u kryer në laboratorin e QKMF në Vushtrri

Ndonëse në listën e analizave që mund të realizohen në laboratorin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Vushtrri janë 19 aktualisht janë duke u kryer 10.

Kjo pas një defekti njërin nga aparatet i dedikuar për analiza.

Këtë për KALLXO.com e ka konfirmuar, drejtori i shëndetësisë në Vushtrri, Nexhmedin Rashica,

“Njëri aparat për momentin është në defekt, sevuseri i aparaturës na ka premtu se një pjesë duhet të ndërrohet dhe nesër ose mbas nesër  do jetë e gatshme”, ka thënë për KALLXO.com

Naile Gjaka, drejtoreshë në këtë QKMF ka thënë për KALLXO.com se aktualisht janë duke u kryer 10 analiza në laborator.

Dje gjatë ditës është raportuar se në laboratorin e QKMF në Vushtrri janë duke u kryer vetëm tre analiza, por një gjë e tillë është mohuar nga drejtoresha Gjaka dhe drejtori i shëndetësisë, Nexhmedin Rashica.

KALLXO.com kishte raportuar në fillim të këtij viti se në këtë laborator ishin duke u kryer 2 nga 19 analizat për shkak të mungesës së materialit të nevojshëm për analiza.

Vetëm 2 analiza mund të bëhen në QKMF në Vushtrri