Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Vetëm 1 rast pozitiv me COVID-19 në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit është shënuar vetëm një rast me COVID-19, në Kosovë.

Sipas njoftimit, në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga COVID-19, ndërsa numri i të shëruarve është tre.

Rastet aktive me COVID-19 aktualisht në Kosovë janë dhjetë, kurse asnjë person nuk është vaksinuar në 24 orët e fundit.