Stacioni i trenit në Fushë Kosovë. FOTO: REL
Vetëm 1 në 311 qytetarë e shfrytëzuan trenin në Kosovë gjatë shkurtit
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Transportit hekurudhor për muajin shkurt të 2023.
Sipas të dhënave në raport, numri i udhëtarëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi ishte 5 mijë e 690 ose 35.5% më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, derisa sasia e mallrave të transportuara me tren, në neto ton, ishte 0.
Nëse pjesëtohet numri i udhëtarëve me numrin e banorëve të Kosovës, i bie që 1 në 311 qytetarë ka shfrytëzuar trenin për udhëtim.
Në muajin shkurt të vitit 2022 numri i udhëtarëve që shfrytëzuan trenin si mjet transporti ishte 4 mijë e 198.
Derisa, në janar 2023 numri i udhëtarëve ishte 6 mijë e 505, në karahazim me muajin janar 2022 ku numri i udhëtarëve ishte 4 mijë e 178.
Zero transport të mallrave, ndërsa udhëtimin me tren e shfrytëzuan mbi 6500 qytetarë