Vetëgjyqësi në Prishtinë, Policia dhe Inspektorati ndërhyjnë te parkingu i një qendre tregtare

Policia e Kosovës së bashku me inspektorët komunalë ka ndërhyrë te parkingu i një qendre tregtare në Prishtinë.

KALLXO.com merr vesh se bëhet fjalë për qendrën tregtare “Albi Mall” në lagjen Veternik të Prishtinës. Policia në bashkëpunim me Inspektoratin kanë larguar skelet e vendosura nga pronari i tokës.

Zëdhënësja e Policisë Rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti – Haziraj ka thënë se ky aksion është realizuar me urdhër të prokurorit dhe gjyqtarit të procedurës paraprake.

“Ka qenë një aksion i policisë në bashkëpunim me inspektorët komunal, pas urdhëresës së prokurorit dhe gjyqtarit të procedurës paraprake lidhur me një rast vetëgjyqësi i cili po hetohet nga hetuesit e Stacionit Policor – Jugu”, ka thënë Ahmeti – Haziraj për KALLXO.com.